Drejtoresha e përgjithshme e Insitutit të Shëndetit Publik, Albana Fico gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Teknik të Eksperteve, theksoi se situata mbetet delikate, megjithëse ka pasur një rënie të mestares ditore të rasteve me COVID. Fico tha po ashtu se femrat preken më shumë se meshkujt, por tek meshkujt janë rastet më fatale.

‘Natyrisht situata aktuale mbetet një situatë delikate e monitoruar nën kontroll gjithsesi. Incidenca javor ka pësuar një rënie. Mesatarja e rasteve ditore ka rënë, po ashtu. Rastet aktive kanë pësuar një ulje të lehtë por që duhet të vijojë që të monitorohet. Femra që preken më shumë se meshkujt dhe meshkuj që kanë më tepër fatalitete. Pavarësisht e numrit të uljeve të rasteve nuk është akoma momenti për tu hedhur përpjetë, masat duhet të vijojnë. Masat e ndërmarra kanë sjellë ndryshime që mund të jenë të vogla, por nëse mbeten të qendrueshme janë efektive.’- tha Fico.