Futbollisti nga Kosova, Donart Lubishtani, që luan aktualisht tek klubi italian Chievo U19-të, është duke u kërkuar nga ekipe të mëdha evropiane. Këto lajme për 16-vjeçarin vijnë nga mediumet suedeze.
‘Fotbolldirekt.se’ shkruan se Lubishtani po kërkohet nga klubi i famshëm italian Roma, si dhe nga gjiganti portugez Benfica. Veç kësaj, edhe portali ‘Romanews.eu’ ka shkruar për interesimin e klubit romak për Lubishtanin.
Së fundmi, mbrojtësi i krahut të majtë është duke stërvitur me ekipin e parë të Chievo, kurse është pjesë edhe e ekipit të Kosovës U16-të. Më herët, djaloshi me prejardhje nga Ferizaj, ka luajtur në Suedi, për të rinjtë e ekipit Malmo.