Kryetari i Partisë Demokratike ka takuar mbrëmjen e së martës qytetarët e Kurbinit. Në fjalën e tij, Basha përmendi po ashtu se kjo e martë është e shenjtë për besimtarët katolikë.

Megjithatë, kryedemokrati ngatërroi datën e përfundimit të pelegrinazhit, me atë të ditëlindjes së tij më 12 qershor.

“Ju përshëndes nga Kurbini në këtë të martë të shenjtë për besimtarët katolikë, është nata e parë, e marta e parë e Shna Ndout, përfundon pelegrinazhi në 12 qershor, kur Shqipëria do të marrë pjesë.. më 13, se më 12 është ditëlindja ime.”