Pak orë pasi Komiteti i sigurisë, EMA deklaroi në mbledhjen e saj urgjente për vaksinën e AstraZeneca se ajo është e sigurt, e efektshme dhe përfitimet janë më të mëdha se rreziqet kryeministri Boris Jonson tha se do të bëjë ditën e premte më 19 mars këtë vaksinë.
Johnson bëri të ditur se, rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar ka konfirmuar se përfitimet e vaksinës në parandalimin e Covid tejkalojnë shumë më shumë, çdo rrezik dhe njerëzit duhet të vazhdojnë të marrin vaksinën kur u kërkohet ta bëjnë këtë.
“Vaksina e Oxfordit është i sigurt, vaknina e Pfizer është i sigurt, ajo që nuk është e sigurt është të marrësh Covid”, tha kryeministri britanik, duke kujtuar se të dhënat e fundit konfirmojnë një efikasitet prej 60% të një doze të vetme AstraZenecaS, 80% kundër shtrim në spital dhe 85% kundër rrezikut të vdekjes.Agjencia Evropiane e Barnave, sot arriti në përfundimin se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe efektive në parandalimin e Covid-19 dhe përfitimet e saj vazhdojnë të jenë shumë më të mëdha se rreziqet e saj.