Humoristi Rasim Thaçi-Cima ka ndërrur jetë sot si pasojë e COVID-19. Cima kishte kërkuar që të respektohen masat nga qytetarët, pasi ai kishte disa ditë që ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive.
“Po lajmërohem pas një jave të vështirë ! Një javë më parë ju lajmërova për gjendjen time që ishte duke u përmirësuar , mirpo të nesërmen deri vonë natën mu keqsua gjendja , ku edhe u detyruan që nga klinika infektive të më dërgojnë në repartin intenziv , ku vazhdoj të jem edhe më tej.
Gjendja ime është ende e rëndë , por stabile , jam në përkujdesjen e Doktorrëve dhe infermierëve 24h si unë po ashtu edhe për të gjithë Pacientët e tjerë , ku nuk mungon vullneti dhe shpirti i tyre lu ft arak , për ne që po përballemi me këtë be tejë aspak të lehtë e në lu ftë sy më sy. I lutem Zotit , së pari për shëndetin e të gjithë pacientëve e po ashtu edhe të Doktorreve me stafin e tyre që po rre zikojnë për ne , e të dalim faqe bardhë nga kjo situatë”, shkruan Çima në Facebook përmes djalit të tij.