Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka njoftuar sot se është hapur dhe një aks tjetër i Unazës së Madhe në Tiranë.

Ministrja Balluku e shoqëruar nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Vjerdho, kanë njoftuar nëpërmjet një postimi në Facebook se në orën 14:00 ky segment do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët.

“Hapet për qarkullimin e automjeteve një tjetër aks i Unazës së Madhe të Tiranës. Duke nisur nga ora 14:00 segmenti nga Rrethrrotullimi i TEG deri tek mbikalimi i Farkës do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet“, njofton ministrja në një postim në mediat sociale.

Për pak ditë do të hapet dhe tuneli tjetër tek “Shqiponja” dhe për ministren ky tunel do të lehtësojë shumë trafikun në atë zonë.