Covid 19 nuk kursen as moshat e reja. Ditën e sotme është bër me dije lajmi i trishtë i ndarjes nga jeta të Emiljano Tolës student i vitit të tretë në Fakultetin e Mjekësisë. Tola 21-vjeç me origjinë nga Librazhdi mësohet se ka qenë i shtruar në një prej spitaleve COVID ku dhe e humbi betejën me virusin ditën e sotme.

Faqja zyrtare e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, i ka kushtuar një shkrim vdekjes së 21-vjeçarit, duke i shprehur ngushëllimet e tyre familjarëve për këtë humbje të madhe.

Postimi i plotë i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë: Nje rrugetim i nderprere ne gjysme! Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme. Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe. U prehsh ne paqe! DEKANATI.