Këngëtari i njohur shqiptar,Trim Jetullahu ka humbur babanë. Nazmi Jetullahu ka ndërruar jetë ditën e djeshme dhe këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në Instagram.
Ai ka ndarë një foto të të atit të ndjerë, ku fansa dhe miq të shumtë kanë shprehur ngushëllimet e tyre. “Me pikëllim të thellë njoftoj miq dhe familjarë, se sot me daten 21 Mars 2021, ka ndërru jetë babai im Nazmi Jetullahu. Varrimi bëhet nesër më 22.03.2021 në ora 12:00 (në kohën e drekës) në varrezat e qytetit të Prishtinës (Dragodan)”, ka shkruar ai.
Kujojmë se së fundmi, ai publikoi videoklipin etij më të fundit “Merri”. Teksti i këngës u shkrua nga Trim Jetullahu. Produksioni audio u realizua nga Edlir Begolli.