Shkencëtaret në Britani ku janë përdorur shumica e vaksinës së Oksfordit dhe AstraZenecas e mbrojnë vaksinën dhe thonë se ajo është e sigurt dhe efektive.
Ndërkohë disa vende evropiane si Gjermania, Norvegjia, Danimarka, Bullgaria dhe Irlanda e kane pezulluar përkohësisht përdorimin e saj sepse ka shkaktuar disa raste me mpiksje gjaku tek përdoruesit. Shkencëtaret dhe zyrtaret britanikë thonë se nuk ka të dhëna që provojnë lidhjen e mpiksjes së gjakut me vaksinën. Britania ka bërë deri më tani 11 milionë vaksina të Oskfordit dhe AstraZenecas dhe zyrtarë dhe shkencëtaret thonë se kjo nuk ka shkaktuar problem serioze. Vetëm 37 episode janë raportuar për mpiksjen e gjakut, ndërkohë efektet anësore të vaksinës janë normale si me çdo vaksinë tjetër dhe ka pasur 53 mije raste për efekte anësore, si dhimbje koke, dhimbje muskulare dhe pak temperaturë.
53 mijë raste në 11 milionë është e barabartë me 0.5 për qind ose 1 në 200 vetë që kanë këto efekte anësore të lehta. Zëvendës shefi i Komitetit te Përbashkët britanik të Vaksinimit dhe Imunizimit , profesor Anthony Harden i tha BBC se” duhet të mos harrojmë se kemi 3 mijë raste mpiksje gjaku çdo muaj mesatarisht në radhët e popullsisë përpara vaksinës dhe nisur nga fakti që po imunizojmë kaq shumë qytetarë janë të pritshme mpiksjet e gjakut në të njëjtën kohë që bëhen vaksinat dhe ato janë shfaqur jo për faktin se janë duke u bërë vaksinat. Por sepse ajo ndodh natyrisht në popullsi”.
Përveç kësaj tha profesori britanik” të mos harrojmë se covidi vet e shkakton mpiksjen e gjakut ndaj rreziku i mos bërjes së vaksinave të Coviditi është shumë më i madh sesa nga vaksinimi”. Ndërkohë edhe kryeministri britanik Boris Johnsosn dhe kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon sot kanë deklaruar se vaksina është e sigurt dhe efektive pasi ka të dhëna në rritje dhe sinjfikative për përfitimet e bërjes së vaksinës në uljen e vde kjeve, sëmundjes dhe trasmetimit të virusit. Të dielën Britania shënoi numrin më të ulët të vde kjeve vetëm 52 në total me i ulëti që nga muaji tetor i vitit të kaluar kur të mos harrojmë se në fund të janarit të këtij viti Britani regjistronte afro 1750 të vde kur çdo ditë.