Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka nisur muajin me një video emocionuese të të moshuarve që po vaksinohen me vaksinën anti COVID19. Të moshuarit shprehen se kjo është një vepër e madhe sepse shpëton njerëz, ndërkohë që të tjerë thonë se duan të jetojnë për të parë gjëra të bukura.

“Kjo është një vepër shumë e madhe sepse shpëton njerëz. Tani ndihem më e sigurtë. Duam të rrojmë akoma. Të shikojmë gjëra të bukura”, janë fjalët emocionuese të disa prej të moshuarve të vaksinuar.

Nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime për bluzat e bardha dhe të moshuarit. Sot priten të vijnë 15 mijë doza vaksinash të kompanisë Pfizer.