Nga Erion Braçe/ JAVA E TRETE NIS PAS PAK; ME NJEREZIT, ME NJEREZIT, ME NJEREZIT! Ne dy jave kemi ecur shume, takuar shume, folur shume, kudo, ne Cerme Siper, ne Pasha, ne Shenepremte, ne Divjake, ne Zharnec, Mize, Xeng, Dushk Can, Shenkollas, Hallvaxhias, Germenj, ne Kryekuq, Kamenice, Gur, ne Goricaj, Sopez, Korije, Mertish, Gradishte, Spolate;
Ne anen tjeter, ne Cukas, Allkaj, Delisufaj, Lifaj te Ri, Bicakaj, Mazhaj, Toshkez, ne Lifaj te Vjeter, Rrupaj, Kadiaj, Krutje te Poshtme, Zhyme, ne Imshte, Gjonas, Halilaj, ne Gorre, Lumth, Rrapez;
KEMI QENE LAGJE ME LAGJE FSHATI DHE KJO ESHTE E REJA; Kemi ecur, ndaluar, trokitur ne dere, takuar e komunikuar me me shume njerez se asnjehere! E mira e PANDEMISE dhe e fushates ne kushtet e saj ishte kjo; Ikem nga takime klubesh e alkooli dhe jemi ne ajer, ne drite te diellit e balle per balle me cilindo!
8 vite me rradhe, 4 vitet e fundit, po e po, kemi qene me njerez, jemi gjendur per cdo njeri, kemi bere per ta, shume;
POR DUHET EDHE ME SHUME! Ndaj keto dite, keto jave me pelqejne pafund; Kam kuptuar se te degjosh, pranosh kritika por edhe vleresime, te degjosh endrra femijesh, te jesh nje pike referimi per kedo qe do mbeshtetje per problemin apo hallin e tij, TE BEN NJE NJERI ME TE MIRE, te ben edhe me me shume shoke, miq gjithashtu.
TE BASHKON NE MODESTINE E PERULESINE E NJEREZVE TE ZAKONSHEM. Ndaj e dua kete pune! As per karieren e as per historine; TI GJENDESH TJETRIT NE NEVOJE, TE NDIHMOSH TJETRIN NE HALL, TE ZGJIDHESH BLLOKIMET E ATIJ QE PUNON ME MUND E NDER, TE BESH NJE ENDERR REALITET, ESHTE ME SHUME SE NJE KARRIGE PUSHTETI; ESHTE BASHKIM ZEMRASH E SHPIRTI! Dite e re, jave e re, stine e re, njerez te rinj-nje histori e vertete, pertej fisit, kusherinjve, krushqive; NJE HISTORI PUNE, VLERESIMI, MIRENJOHJEJE NDAJ GJITHKUJT!