Fabio Capello nuk ka më asnjë dyshim. Inter do ta fitojë titullin në Serinë A.

Don Fabio është shprehur në këtë mënyrë për Coirriere dello Sport: “Fjalët e Pirlo-s kundër Inter-it? Një polemikë e hapur, por mbrapa një polemika ka gjithmonë diçka të vërtetë. Në Itali kanë ndodhur gjëra që nuk kanë ndodhur në vende të tjerë. Por ne italiane kështu jemi, dhe jo vetëm në futboll”.

– Kush janë trajnerët më të mirë italianë?

“Conte është më i mirë, ka ditur të bëjë një hap mbrapa, është kthyer te futbolli efikas, racional dhe ka ndryshuar mendim për disa lojtarë. Është një shenjë inteligjence. Kështu e ka fituar titullin”.

– Çështje e mbyllur?

– “Prit. Po thoja Conte, më pas është Gasperini, i vetmi me mentalitet europian. Dhe ai i Udinese-s, Gotti, që nuk do të bëjë fenomenin, shprej një futboll që respekton materialin që i kanë dhënë… Titulli, Conte e ka fituar në ditën kur Milan ka humbur kundër Spezia-s”.

– Nuk do të ketë një rikuperim të Juventus-it?

“Jo”.