Dashi
Të lindurit e kësaj shenje kanë të gjitha shanset për të kaluar një të mërkurë të rehatshme. Do të keni kohë mjaftueshëm për të realizuar planet tuaja. Gjithashtu do të keni mundësi të mblidheni me miqtë ose të ushtroni hobin tuaj.
Demi
Mos bëni kritika të shumta kundër personave të afërt, pasi kjo nuk do të ndikojë aspak mirë në gjendjen e tyre emocionale. Mendoni sesi mund ta kaloni sa më mirë këtë duke kryer aktivitetet që ju dëshironi. Ka gjasa të gjeni një rrugë të re, e cila do t’ju emocionojë pafund.
Binjakët
Nuk do të kaloni një ditë argëtuese ashtu sikurse ju do të dëshironit. Më së shumti do të merreni me punët e shtëpisë. Pasdite do të gjeni pak kohë për veten dhe partnerin/partneren tuaj. Bëni shumë kujdes me dietën ushqimore.
Gaforrja
Është dita e duhur për të marrë pjesë në sporte të ndryshme. Por mos merrni vendime këtë të mërkurë, pasi ka gjasa që të gaboni. Familjarët nuk do të bien dakord njëzëri rreth dëshirave të tyre gjatë ditës së neserme.
Luani
Gjatë kësaj të mërkure do të gjeni kohë mjaftueshëm për tu relaksuar. Arritja e harmonisë është e mundur, por vetëm nëse i lejoni vetes të harroni problemet e pazgjidhura. Rekomandohet të bëni një shëtitje e cila do t’ju ndihmojë si fizikisht ashtu edhe psikoligjikisht.
Virgjëresha
17 Marsi do të jetë për ju një ditë e mbushur plot energji. Megjithatë bëni kujdes pasi mund të lodheni më shpejt seç e prisnit dhe mund të mos përfundoni disa detyra të rëndësishme. Është e nevojshme të çliroheni nga presioni i panevojshëm.
Peshorja
Peshoret mund të përballen me shumë probleme, të cilat do t’ju sjellin shqetësime gjatë kësaj dite. Ndihma që do t’ju japi një miku juaj i ngushtë do t’ju nxjerrë nga situata. Në mbrëmje do të gjeni paksa kohë për tu relaksuar dhe për të zhvilluar një bisedë të rëndësishme me partnerin/partneren tuaj.
Akrepi
Është dita e duhur për beqarët e kësaj shenje. Do të jeni në qendër të vëmendjes së seksit të kundërt. Mos humbisni shanset për të shkëmbyer kontaktet me dikë që ka shprehur interes ndaj jush.
Shigjetari
Miqtë dhe familjarët do përpiqen t’ju ndihmojnë për të përfunduar disa detyra të rëndësishme. Do të keni shansin të rrisni të ardhurat, pas shitjes së disa produkteve. Bëni mirë t’i nënshtroheni një diete për rënien në peshë.
Bricjapi
Është e rëndësishme t’i jepni vëmendjen e duhur partnerit/partneres suaj dhe t’i shprehni dashurinë pa hezituar. Do të keni fat nëse përfshiheni në një projekt të rëndësishëm. Ka gjasa që një miku/mikja juaj të kërkojë ndihmën tuaj për një çështje të caktuar.
Ujori
Mund të zhvilloni një bisedë të çuditshme me një prej të afërmve tuaj. Rekomandohet të mos kontaktoni me persona që nuk i besoni plotësisht. Mund të organizoni një festë me miqtë tuaj, çfarë ka gjasa t’ju sjellë momente të paharrueshme.
Peshqit
Peshqit do të qartësojnë një sërë çështjesh të rëndësishme. Bëni kujdes me fjalët pasi mund të ofendoni një kolegun tuaj. Gjithashtu ka gjasa të përfshiheni në një konflikt me një prej miqve ose familjarëve.