Njerëzit që janë tërësisht të vaksinuar kundër koronavirusit nuk ka nevojë që të testohen, nëse nuk shfaqin simptoma të sëmundjes. Kështu është shprehur mjeku amerikan Anthony Fauci për mediat.
I pyetur nëse ata që janë vaksinuar e kanë të nevojshme që të vijojnë të testohen, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektivi tha se kjo nuk është domosdoshmërisht e nevojshme.
“Në fakt, nuk do të thoja që është diçka që duhet të bëni. Nëse jemi tërësisht të vaksinuar me dy doza apo me një nga vaksina e J&J, nuk duhet konsideruar, nëse nuk zhvilloni simptoma që mund të sugjerojnë infektimin. Por, jo nëse jeni pa simptoma.”