Drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, deklaroi se dita e parë të aplikimeve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes 2021, shënoi një interes të madh nga fermerët.

Në një prononcim për ATSH, Krifca konfirmoi se vetëm gjatë paradites së sotme, ka patur rreth 4500 aplikime.

Ndonëse këto janë të dhënat e aplikimeve nga fermerët vetëm për orët e paradites, Krifca e cilësoi një shifër rekord, më e lartë se vitin e kaluar.

Në prononcimin për ATSH-në, Krifca sqaroi se fermerët mund të aplikojnë për nëntë masa mbështetëse që ofron Skema Kombëtare këtë vit, për sektorët: blegtori, bletari, zëvendësimi i plasmasit në serra, bimë mjekësore, ferma organike, certifikim Global GAP, investime në agroturizëm, bujtina dhe mekanikë bujqësore.

“Fermerët aplikojnë me kosto 0 dhe zero dokumente në portalin e-Albania. Ndërsa janë 20 agropika në 12 qarqet të gjithë vendin dhe një numër jeshil 0800 që iu përgjigjet fermerëve për çdo infomacion”, u shpreh Krifca.