Fjolla Morina ka folur për herë të parë, që pas arratisjes nga banesa në Kukës ku vuante masën “arrest shtëpie”. Këngëtarja, e cila përballet me aku zën për tra fik ar më sh, u largua nga shtëpia ku qëndroi për 4 muaj drejt Kosovës, e më pas udhëtoi drejt vende luksoze si Dubai e Maldive, ku edhe u martua me biznesmenin Fisnik Syla. Ajo u shpreh se në banesë qëndroi gjatë gjithë periudhës me partnerin e saj dhe ditën kur policia i shkoi në shtëpi për të kontrolluar nëse ishte aty, Fjolla Morina tregoi se kishte shkuar në spital pasi vuante nga depresioni.
Mirëpo, theksoi se kur mësoi se uniformat blu kishin shkuar në banesë, u fr ikë sua dhe u largua në Kosovë. Këngëtarja tha se nuk do i iki drejtësisë por do të përballet me të. “Në Kukës kam qëndruar me Fisnikun, nuk më ka lënë vetëm asnjë moment, fëmijët më kanë ardhur atje por jo shpesh sepse kushtet nuk ishin shumë të mira. Ishte ftohtë, u bënë 4 muaj dhe vajza e vogël filloi të dobësohej, ishte në spital.
Më shumë kam kënaqur me Fisnikun në Kukës. Nuk kam fr ikë prej asgjëje, atë ditë policia ka shkuar në shtëpi dhe unë isha në spital se vuaj nga depresioni, i kam letrat e spitalit. Kur nuk më kanë gjetur, kisha fr ikë të kthehesha se nuk e dija çfarë më ndodhte. Ndaj nga Kukësi erdha në shtëpi, unë do përballem me gjy qin, s’do i iki drejtësisë,”– tregoi ajo në emisionin “n’Kosove Show”, ku ishte ftuar së bashku me biznesmenin.
Fjolla Morina u shpreh se ar ma që iu gjend në çantë ishte e një miku të saj që kishte ndërruar jetë dhe e mbante për vetëmbrojtje, pasi ishte nënë e vetme e dy vajzave. Ajo theksoi se nuk e dinte që ar mën e kishte marrë me vete, pasi kishte harruar që e kishte vendosur në çantë.“Ishim duke shkuar për një videoklip dhe u nisëm në darkë. Unë mora shumë gjëra me vete, në orën 1 të natës na ndodhi fat keqësia. Na ndaluan dhe nuk e kisha idenë që kisha diçka me vete në çantë. Mediat e bënë të madhe dhe mua më kanë bërë shumë dë m. Nëse s’do ishte bërë publike nga media do e mbanin private lidhjen.
A rma ka qenë e një miku tim që ka ndërruar jetë, nuk jeton më. I mora 4-5 çanta me vete. Jam nënë e vetme, përkrahje s’kam pasur. Isha burrë e grua në shtëpi. E futa një ditë në çantë dhe e harrova aty. Normal që e mbaj sepse jam e vetme, nuk më kanë ndodhur të që lloj asnjëherë me ar më. Fajësinë e kam pranuar, Fisniku nuk e ka ditur që ar ma është në çantë. Ishte gabimi im dhe nuk ia fal vetes. Ligj është ligj duhet zbatuar”– u tha këngëtarja. Ajo foli edhe për romancën me biznesmenin Fisnik Syla, teksa hodhi poshtë thashethemet se e kishte ndarë nga bashkëshortja, duke shtuar se kur u lidhën së bashku ai ishte divorcuar.
Fjolla Morina tregoi se ata u njohën nga një kushëri i saj që jeton në Belgjikë dhe fillimisht kanë qenë shokë, më pas lindi dashuria mes tyre. “Jemi shumë të lumtur. Kemi 1 vit që njihemi, jemi takuar në Prishtinë, si miq nga një kushëri i imi që jeton në Belgjikë. Fillimisht kemi qenë shokë, pastaj na lidhi dashuria. Fisniku ngac moi i pari, e shikoja si shok dhe nuk e kisha mendjen aty se unë kam shumë shokë. Na ndryshoi pastaj raporti. Janë shpikur shumë gjëra që nuk janë të vërteta për ne,”- u shpreh këngëtarja. “Kam qenë i divorcuar para se ta njoh Fjolla Morinën,”– shtoi Fisnik Syla. “Nuk jam tip që mund të ndaj dikë, me zor nuk mund ta marr sidomos në këtë kohë që jemi”- përfundoi këngëtarja.