Sipas vendimeve të Fuqive të Mëdha gjatë Konferencës së Ambasadorëve në Londër në 29 korrik të vitit 1913,  Princi Vilhelm Vid mbërriti në Durrës më 7 mars 1914, duke e njohur atë si Princ të Shqipërisë. Kështu, Shqipëria shpallej “Principatë kushtetuese e pavarur dhe e trashëgueshme” nën garancinë e Fuqive të Mëdha dhe ai ishte në krye të administratës për caktimin e këshillit të ministrave. Princ Vidi formoi më 17 mars 1914 Qeverinë e re shqiptare nën kryesinë e Turhan pashë Përmetit që mbante edhe rolin e ministrit të jashtëm, një diplomat karriere, ndërsa kryeqytet i Shqipërisë u caktua Durrësi, transmeton lexo.com.al.

Kabinetin e tij qeveritar e përbënin më tej: 1. Esat Pashë Toptani-Ministër i Luftës dhe i Punëve të Brendshme; 2. Aziz Vrioni-Ministër i Bujqësisë; 3. Myfit bej Libohova-Ministër i Drejtësisë dhe i Fesë; 4. Dr. Adhamidh bej Frashëri-Ministër i Financave (u zëvendësua më vonë nga Filip Noga); 5. Hasan Bej Prishtina-Ministër i Postë-Telegrafës; 6. Dr. Mihal Turtulli-Ministër i Arsimit; 7. Prenk Bib Doda-Ministër për Punët Publike (u zëvendësua më vonë nga Dr. Mufit Libohova). Jetëgjatësia e këtij kabineti ishte i shkurtët, pasi e vazhdoi punën e vet deri në fund të muajit maj 1914./Lexo.com.al/e.c.