Lulzim Basha shkon qytet më qytet për të fokur për varfërinë. Mirëpo, ka një kontraditë të madhe mes asaj që propagandon Basha dhe asaj që ndodh në realitet. Ai ka shkuar sot në Fier dhe ajo që bie në sy është që kryedemokrati shoqërohet nga një eskortë makinash superluksoze të markave Porche, Range Rover, BMV, Mercedes, të cilat kushtojnë qindra mijëra euro.
Përpos këtij paradoksi, Basha i ka kthyer takimet e tij në vatra infeksioni, pasi ka organizuar partinë që t’i bëjnë pritje në hyrje të qyteteve për të krijuar idenë se ka mbështetje në popullatë.