Ditën e sotme mjeku i njohur Tritan Kalo vendosi të japë dorëheqjen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe shpjegoi se do të vazhdojë të të shërbejë në shëndetësi në luftën kundër Covid19. Pasditen e sotme, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një foto me mjekun Kalo ku i shpreh mirënjohjen për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve.
Postimi i plotë:
Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla. Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë Covid19. Prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë. Bashkë kemi një thirrje: Ju lutemi zbatoni masat. #Maskën #Distancën #Higjienën #Bashkë do ia dalim! Dhe në fund po ia huazoj me leje Prof. Kalos, atë shprehjen që përdor gjithmonë: “Together Forever”. #Krenare??