Para pak minutash kryeministri Rama zhvilloi një takim online me të gjithë kandidatët e PS për zgjedhjet e 25 prillit,  në 12 qarqet e vendit.Ajo që binte në sy në këtë takim përtej mesazhit politik të Ramës, ishte audienca e lartë në kohë reale në rrjetin social Facebook. Ishin 6200 ndjekës në kohë reale që ndiqnin prezantimin e kryeministrit dhe direktivat e krahasimet me kundërshtarët. Ndryshe ndodh në fakt me Bashën apo Kryemadhin që kemi parë më herët, që nuk kalojnë 500 persona në kohë reale online.