Kryebashkiaku i Tiranës, njëherazi drejtues politik i Partisë Socialiste për këtë qark thotë se gratë janë më pranë kauzës se kësaj force. Në një takim me gratë sipërmarrëse në Kavajë, Veliaj kërkoi mbështetje prej tyre në 25 Prill.
“Zonjat dhe zonjushat, që vijnë nga familje të djathta ose familje të LSI janë mjaftueshëm të emancipuara për të thënë, unë nuk do bëj llogaritë e gjyshit dhe gjyshes, do bëjë llogaritë e fëmijëve. Nëse marrin një çek bebi, nëse shkojnë në një çerdhe, në një shkollë më të mirë, në qoftë se janë në universitet, jo “Kristal”, jo “Vitrina”, në qoftë se ju jepet një dorë nga shteti një kredi e butë për një apartament apo me një grand për të filluar një biznes, atëherë kjo është partia e tyre”,
Për programin e Lulzim Bashës, kryebashkiaku tha se po e shet me para në formë libri, ndërsa ceremoninë e hapjes së fushatës së PD-së e cilësoi një autosallon makinash të shtrenjta.
Më herët Veliaj prezantoi edhe panelin e dytë me 6 kandidatë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 Prillit në Tiranë. Najada Çomo, Plarent Ndreca, Halit Valteri, Fidel Ylli, Romina Kuko dhe Arben Pëllumbi folën për sfidat dhe jetën tyre.