Nga Gjergj Koja
Dje u hap fushata zgjedhore ne Shqiperi. Dmth zyrtarisht, se praktikisht ka filluar prej kohesh.Nuk po ndalem ketu te merrem politikisht me kete fushate politike, te mberthyer ne morse midis covidit dhe frikes nga SPAK dhe BKH nese zotimi antikrim i amerikaneve behet realitet.
Tjeter gje me llahtarisi mbreme: turmat e eksituara dhe te projektuara te militanteve te opozites qe mbushen sheshin mbreme bythe me bythe, me shpresen se opozita do vije prap ne pushtet dhe te filloje avazi i vjeter i luftes se klasave dhe vjedhjes sipas formave ” toke e xanun”. Nuk me shqeteson fare numri militanteve opozitare mbreme politikisht, fare! Por me tmerroi grumbullimi i tyre ne ate fare feje, kur e dime te gjithe se ne cfare situate pandemie ndodhemi! Ajo mbreme ishte thjesht e tmerrshme, ishte nje bombe biologjike efektet e se ciles do ti ndjejme pas pak javesh me rritje kacafiu te nr te rasteve te reja dhe pse jo, edhe te rasteve te renda!! Nuk ja kane thene Lul Bashes kete? Cfare nevoje kishte ai per ate maskarade elektorale qe do u kushtoje shqiptareve shume rende ne shendetin e tyre? Per nje grusht votash me shume??!! Mekat. Por ky eshte nje vend ku Gjykata Kushtetuese alarmohet me shume nga kerkesa e Fatmir Mediut, sesa nga vdekjet e perditshme nga Covid!! Pastaj fillojne dhe ulerasin, qajne si krokodile dhe akuzojne si inkuizitore per vdekjet e shtuara kete vit!! Por ata thjesht duan te vijne ne pushtet me cdo kusht, edhe duke shkelur mbi njerezit qe do e hane covidin me shumice nga mitingjet e tyre! MASKARADE!!