Gjermania tashmë lejon përdorimin e vaksinës AstraZeneca/Oxford kundër Covid-19, edhe për personat mbi moshën 65 vjeç. “Komisioni i vaksinave tani rekomandon vaksinën AstraZeneca edhe për njerëzit mbi 65 vjeç. Ky është një lajm i mirë për njerëzit e moshuar që po presin të marrin vaksinën”, tha ministri i shëndetësisë, Jens Spahn.
Gjermania tha më parë se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për të miratuar vaksinën për qytetarët e moshuar, por ka ndryshuar pozicionin e saj pas studimeve të fundit. “Të dhënat e reja tregojnë gjithashtu se vaksina është edhe më efektive kur doza e parë dhe e dytë administrohen brenda 12 javësh”, citohet të ketë thënë Spahn. Përveç Gjermanisë, bëhet e ditur se edhe Suedia gjithashtu ka dhënë rekomandimin e saj për vaksinën AstraZeneca/Oxford për Covid për njerëzit e moshës mbi 65 vjeç.