Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga pamjet e transformimit të qendrave shëndetësore. Kreu i qeverisë thekson se këto qendra shëndetësore dolën nga errësira në dritë.

“MIRËMËNGJES ? dhe me ndryshimin kolosal nga themelet të qendrave shëndetësore të #Tiranës, që kanë dalë nga errësira në dritë☀️me programin tonë të rindërtimit të 300 qendrave shëndetësore, ju uroj një ditë të mbarë? #SkaKohëPërPushim #ShëndetësiaQëDuam”, shkruan Rama.