Glauk Konjufca do të jetë President në detyrë i Kosovës deri në zgjedhjen e të riut. Ai u zgjodh kryetar i parlamentit të Kosovës dhe sipas Kushtetutë në mungesë të një Presidenti ai merr këtë detyrë.

Osmani ia dorëzoi detyrën Konjufcës ndërkohë që ky i fundit ia njohu meritat për kryerjen e detyrës me përgjegjësi të lartë.

“E falenderoj zonjën Vjosa Osmani. E ka kryer me përgjegjësi të lartë detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes. Zonja Osmani keni dhënë shembull të shkëlqyeshëm në politikë. Mua më vjen mirë që pas zgjedhjes së kryeisë së Kuvendit është hapur rruga e zgjedhjes së institucioneve të reja, edhe me juve si presidente, ku ju uroj suksese.’’- tha Konjufca.