Greqia ka regjistruar 1 724 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me 22 prej tyre të identifikuar në pikat e hyrjes në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY). Gjithsej, janë 255 755 raste infektimi që nga fillimi i pandemisë.
EODY konfirmoi, gjithashtu, edhe 65 vd ekje të regjistruara në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 7 945. Një total prej 738 pacientësh janë në ventilator në spitale, ndërsa u pranuan në spital 456 pacientë të tjerë me COVID-19. Mosha mesatare e të infektuarve të rinj është 44 vjeç, kurse e v ik timave 79./