Greqia ka hequr kufizimet në fluturimet nga Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat u vendosën për të frenuar përhapjen e COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti i Aviacionit Civil (YPA). Megjithatë të gjithë qytetarët që vijnë nga këto tre shtete në drejtim të Greqisë, duhet të kenë me vete një test negativ të COVID-19, e cila të jetë bërë 72 orë nga mbërritja e tyre në shtetin grek.
Gjithashtu, të gjithë udhëtarët duhet të qëndrojnë në karantinë për të paktën shtatë ditë. Gjithashtu një masë e tillë është marrë edhe për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID në aeroportet greke pas mbërritjes në territorin helen.
Nëse gjatë këtyre testeve, ndonjë prej udhëtarëve do të rezultojë pozitivë, i duhet t’i nënshtrohet një karatenë 14 ditore. Greqia do të heqë disa nga masat kufizuese të COVID-19 javën e ardhshme, si pjesë e një plani i autoriteteve shtetërore, për të rihapur gradualisht ekonominë dhe turizmin.