Në Atikë të Greqisë sot janë zbuluar 2 raste me variantet e reja të COVID. Mediat greke raportojnë se dy rastet e reja janë prekur nga varianti i Afrikës së Jugut dhe ai i Brazilit. Kjo ka ngiritur alarmin te autoritetet shëndetësore. Pas evidentimit të dy rasteve të reja me variantet e COVID, autoritet shëndetësore kanë nisur punën për gjurmimin e kontakteve të tyre.

Situata e pandemisë në Greqi është rënduar në ditët e fundit. Kjo pasi ka pasur rritje të shtrimeve në spitale ndërsa shifrat nuk njohin ulje pavarësisht masave të marra. Një situatë e tillë lidhet dhe me rastet e prekura me variantet e reja të COVID.