Në emisionin “Rudina” në tv Klan ka qenë e ftuar Grida Duma. Ajo është pjesë e Partisë Demokratike dhe ashtu si kryetari i saj, ka dëshirë të shkruajë një libër. Në vitin 2015 ajo kandidoi për krytare bashkie në qytetin e saj të lindjes, Durrësin, por humbi. Sot është kandidate për deputete në Tiranë dhe është e 8-a në listë në zgjedhjet e datës 25 Prill.
Grida këtë herë ka bërë një intervistë ndryshe në studio me Rudina Magjistarin. Një nga pyetjet që i është bërë asaj ishte, se çfarë ëndrre ka në sirtar. Grida shprehet se ajo dëshiron të hapë një akademi për një trajnim të përjetshëm dhe për të shkëmbyer përvojat profesionale për të ndërtuar njerëzit e të nesërmes.
Qytetari: Cila është ëndrra juaj në sirtar?
Grida Duma: Të bëj një akademi, nuk e kam në sirtar, e mendoj përditë kur duhet ta ndërtoj dhe kur do vijë momenti të bëj një akademi trajnimi të përjetshme për mua saç e kam jetën që të jetoj me studentë, me mosha që nuk kanë moshë, se ka individë që vazhdojnë gjithë jetën të mësojnë dhe të kemi shkëmbimin e eksperiencave dhe përvojave profesionale për të ndërtuar njerëzit e të nesërmes sepse unë e kam merakun tek njerëzit e të nesërmes.
Qytetari: Nëse do shkruanit një libër autobiografik si do e titullonit?
Grida Duma: Më ka ngacmuar tituli i një kopertine “Të jesh Grida Duma” edhe duhet të kem një refleksion për veten.
Grida shprehet se do i pëlqente të shkruante një libër të tillë diku nga mosha e tretë.