Këngëtarja Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Why Not” në Rtv Ora. Ajo tregoi më shumë detaje për pjesëmarrjen e saj në Eurovision dhe për këngën “Karma” me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë. Në lojën “5 sekonda” që zhvillohet në emision, ajo zbuloi 3 çmenduritë më të mëdha që ka bërë. “Kam hyrë në det në temperatura shumë të ulëta
Jam hedhur nga kati i dytë kur kam qenë e vogël. I kam dalë makinës para që të më shtypte“, ka treguar këngëtarja. Kujtojmë se para se fitorja e këngëtares të bëhej zyrtare, në media qarkulloi një lajm “fake” për fitoren e Anxhelës. Ky lajm në fakt nuk u prit mirë nga kolegët e saj, të cilët bënë deklarata të njëpasnjëhshme duke hedhur akuzat se këngëtarja i nxorri vetë këto lajme. Ajo ka dy fjalë për të thënë për të gjithë akuzat që u hodhën kundrejt saj.
“Ndodh në çdo festival dhe ndodh nga njerëz të vegjël të cilët nuk kanë besim te aftësitë e tyre dhe për tu dukur vetë sulmojnë të tjerë. Është një gjë me të cilën jam mësuar tashmë, nuk më bën shumë përshtypje. Jam përgatitur shumë kohë për të marrë pjesë në Festivalin e RTSH-së. Kam përgatitur 2-3 këngë para derisa zgjodhëm këtë këngë për të marrë pjesë. Siguriosht që unë shkova me idenë që unë dua të fitoj. Dhe të siguroj që të 26 ishin me këtë mendin, pavarësisht se disa dalin në intervista dhe thonë që unë nuk kam shkuar për të fituar, është gënjeshtër”. Rastiti që fitova unë dhe besoj se është një fitore e merituar”– tha Anxhela