Kandidatja e Bindjes Demokratike për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, Valbona Mezini, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, teksa ka qenë duke folur për listat e PD-së.
Mezini tha se në lista janë futur persona që nuk janë të njohur dhe që nuk kanë kontibut në PD. Por sipas saj për të hyrë në lista këto kandidatë kanë derdhur para në llogarinë bankare të kryetarit Lulzim Basha.
“Në ato lista kishte personazhe që nuk i kishte parë as pallati e as lagja, por që kishin derdhur para në llogarinë bankare të kryetarit”, u shpreh ajo në emisionin “Bardh a Zi”.
Mezini pretendon se kryetarët e partive politike marrin nga personat që fusin në lista deri në 300 apo 500 mijë euro.
“Ka pasur kandidatë për deputetë në 2017 që kur i lançonte kryetari nuk thoshte dot gjë përveçse është nënë e shkëlqyer dhe ka bërë tre kalamaj. Ka raste flagrante që vazhdojnë akoma. Duhet të kalojë diskutimi në këtë prizëm. Të ndahemi nga e shkuara dhe të ndërtojmë një sistem tjetër. ky vend bëhet dhe ka shqiptarë shumë të mirë në këtë vend. Vetë kryetarët e partive për të bërë lekë kanë ngritur pazarin. Është hapur tregu politik. E kam parë nga afër. Ngriheshin në ajër disa persona kush kishte lekë. Deri në 300 mijë euro dhe 500 mijë euro është paguar për deputetë”, theksoi Mezini.