Lionel Messi vijon me rekordet dhe padyshim do të përjetësohet në historinë e Barcelonës për gjithçka se çfarë ka bërë për këtë klub. Mbrëmjen e sotme, ndaj Huescas, Messi do të luajë ndeshjen e 767 me fanellën e Barcelonës.

Ndeshja e sotme do të jetë historike për kapitenin e katalanasve, pasi do të barazojë rekordin e Xavi Hernandez si dy lojtarët më me shumë ndeshje në historinë e Barcelonës.


Sfida e ardhshme në La Liga do të jetë edhe qershia mbi tortë për Messin, që do të kalojë dhe Xavin dhe do të bëhet lojtari më me shumë ndeshje me fanellën e Barcelonës në histori.