Ndërron jetë nga COVID-19 mjeku veteriner, personaliteti i njohur, intelektuali, aktivisti, dr. Sulejman Peza. Covid nuk ka kursyer as jetën e kësaj figure mjaft të njohur në qytetin e Elbasanit, i cili është shuar në moshën 75-vjeçare.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe familjarëve, por edhe vetë atij, ai nuk mundi ta mposhtë virusin e kobshëm. Veprimtaria e dr.Sulejman Pezës është mjaft e gjerë dhe komplekse. Për kontributet e pazëvendësueshme që ka dhënë në mjaft aspekte, ai është vlerësuar me çmime, tituj e medalje brenda e jashtë vendit.
Në shkurt të këtij viti ai mori edhe titullin “Nderi i Qarkut të Elbasanit”. Dr Sulejman Peza për kontributin e tij në fushën e veterinarisë është dekoruar disa herë nga Instituti Amerikan i Biografive me qendër në Universitetin e Kembrixhit dhe Uashington D.C me titujt “Personalitet i Shekullit XX”,”Personalitet publik Ndërkombëtar”. Ky institut e ka vlerësuar me medaljen e artë dhe i ka dhënë dy herë titullin honorifik Guvernator, drejtor i institutit amerikan për Evropën.