Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e nisi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara duke theksuar se, ndryshe nga liderët që kanë folur për paqen, ai ka vepruar për ta arritur atë.
“Ndërsa të tjerët kanë folur, unë kam vepruar. Ndërsa të tjerët kanë folur për paqe, unë kam bërë paqe”, deklaroi Trump.
Ai tha se nuk ka interes të lejojë që rreziqet globale të përshkallëzohen, duke argumentuar se administrata e tij është përballur me kërcënimet dhe ka përdorur forcën amerikane për të rritur fuqinë e vendit.
Në vijim të fjalimit, Trump iu referua Iranit si shembull të një kërcënimi që, sipas tij, u lejua të rritej deri në përmasa globale.
“Nuk ka shembull më të mirë të një rreziku që u lejua të mblidhte forcë në rrezik botëror sesa sponsori numër një i terrorizmit, Republika Islamike e Iranit”, tha presidenti amerikan.










