Erion Braçe e ka cilësuar si “përgjegjësi shumë të madhe” faktin që është renditur i pari në listën e PS në qarkun e Fierit. Braçe thekson se ka mbaruar dita e festës dhe i bën thirrje kujtdo që u gëzua dje që të bashkohet në betejë për të fituar zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa i fton të gjithë që t’i bashkohen për të arritur fitoren, Braçe ka kushtin e vetëm që të qëndrojë larg çdo hajdut e abuzues dhe hedh akuza se “ata kanë partinë e tyre”. Ditën e djeshme, Edi Rama ka bërë prezantimin e emrave që do të kryesojnë listat e qarqeve. Vihet re se të gjitha janë femra dhe vetëm në dy qarqe, listat udhëhiqen nga Erion Braçe dhe Lavdrim Krashi.

Postimi i plotë “I PARI” NE QARKUN FIER, NUK ESHTE TROFE, NUK ESHTE OFIQ! Eshte pergjegjesi shume e madhe! “DITA E FESTES” mbaroi dje. Sot nisi dite tjeter; Kush dje u gezua ne #Divjake, #Lushnje, #Fier, sot e ne vijim duhet te na bashkohet ne beteje. Fitorja do bashkim! Bashkimi kerkon njerez, cilindo, kudo, ne qytet apo ne fshat, punetor a bujk, sipermarres i vogel a i mesem, i papune a ne nevoje, I moshuar a i ri, burre a grua, djale a vajze;

CI-LIN-DO pa shmangur kerkend, pa nenvleresuar asnje, pa relativizuar te ndryshem e te zote; Me nje kusht: Larg nga çdo hajdut e abuzues. ATA KANE PARTITE E TYRE!

PUNA VLEN! NE, PUNEN KEMI! PREJ SAJ KEMI FITUAR!”