Për dy ditë me radhë, të shtunë e të dielë, mediat e Ilir Metës postonin foto e video të këtij të fundit, nga Tirana në Maliq, ku shëtiste rrugëve vetëm me Blushin e tij, duke takuar njerëz që i dilnin para në rrugë. “Presidenti Meta vetëm me zëdhënësin në krah, lëviz e takon qytetarët pa truproja”, shkruanin mediat e presidentit, këto dy dite me radhë.
“Presidenti i vendit, Ilir Meta këtë të diel ndodhet në juglindje të vendit nga ku do të urojë me rastin e 7 marsit, mësuesit e gjithë Republikës së Shqipërisë. Lajmi i djeshëm ku Kreu i Shtetit lëvizte i qetë në rrugët e Tiranës pa truprojat e tij, bëri bujë të madhe mediatike. Por e njëjtja gjë ka ndodhur edhe sot.
Teksa ka vizituar të afërmit e tij, Meta nga fotot shihet i shoqëruar vetëm nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi. Ai shihet pranë qytetarëve, teksa i takon dhe komunikon me ta. Presidenti pak kohë më parë ka thnë se nuk i trembet daljeve në rrugë pa truprojë dhe me sa duket diçka të tillë ka nisur ta praktikojë”, shkruante një prej gazetave të Metës. Natyrisht që truprojat e Metës, qendrojnë disa metra më tutje nga ku bëhen takimet, por nuk është ky diskutimi.
Fakt është, se Ilir Metën nuk e akuzon njeri se është në gjak dhe duan ta vr asin. Përkundrazi, atë duan ta takojnë të gjithë, pasi e dinë që ai të “dorovit”. Ndaj mirë është të na i kursejnë këto lajmet pasi Ilir Meta akuzohet si politikani më i korr uptuar (së fundmi dhe pak i marrë, pasi jo më kot i shkoi në shtëpi edhe një të çmenduri në Korçë), jo si vrasës. Për të vr arë ka aleatin e tij Sali Berisha. Ndaj nuk e dimë nëse këto lajme janë një sfidë për të, se Berisha nuk del dot rrugëve vetëm për shkak të atyre që ka bërë!