Pas sjelljeve të fundit të Ilir Metës ku u përlesh me policinë bashkiake dhe u tha se do t’i çonte në burg me duart e tij, në rrjet është hapur një peticion ndaj tij i cili titullohet ‘Ilir Meta nuk është presidenti im!’ ”Javët e fundit, presidenti i Republikës së Shqipërisë duket sikur ka degraduar totalisht në sjellje dhe reagime që nuk i takojnë presidentit të një shteti.

Kjo është një thirrje e sinqertë për të shpëtuar njëherë e mirë nga personazhe të tillë që vetëm kanë shkatërruar këtë vend, ndaj të ftojmë edhe ty të firmosësh këtë peticion për largimin e Ilir Metës. Ai nuk është presidenti im! Ai është i çmendur!”, shkruhet në përshkrimin e peticionit, pro të cilit kanë firmosur online mbi 800 persona. Linku i peticionit: https://www.ipetitions.com/petition/ilir-meta-nuk-eshte-presidenti-im