Meghan Markle ka thënë në intervistën e saj me gazetaren e njohur amerikane Oprah Winfrey se Dukesha e Cambridge e kishte bërë të qante me komentet e saj, para se Meghan të martohej me Princin Harry. Por dukesha e Sussex insiston se tashmë e ka falur Kate Middleton e cila më vonë i kishte blerë lule për të kërkuar ndjesë për incidentin. Sherri i famshëm me gruan e princit William bëri xhiron e botës, kur dy dukeshat debatuan për fustanet që do të visheshin nga ‘vajzat e luleve’, shoqeruese te nuses.
Lajmet për përplasjen dolën fillimisht në nëntor 2018, kur burimet thonin se Meghan ishte e pakënaqur me fustanet. Të dhënat janë shpesh kontradiktore për mënyrën sesi sherri nisi për veshjet e shoqërueseve të nuses, apo ishte thjesht për fustanin që nuk i rrinte mirë princeshës Charlotte. Një burim tha asokohe: “Kate sapo kishte lindur fëmijën e saj të tretë, Princin Louis, dhe ishte në gjendje emocionale”. Në intervistë Oprah pyeti Meghan: “A ka pasur ndonjë situatë ku ajo (Kate) mund të qante?”
Dukesha e Sussex u përgjigj: “Jo, jo. e kundërta ndodhi. Nuk po e them kë të për të hedhur poshtë dikë, por java e martesës ishte e vështirë. Ajo ishte e mërzitur për diçka dhe më vonë më kërkoi falje. Më bleu lule me një shënim që kishte shkruar, duke kërkuar falje.” Meghan shton: “Disa ditë para martesës ajo ishte vërtet e mërzitur për çështjen e fustaneve të shoqërueseve të nuses, dhe kjo më bëri të qaj, u lëndova shumë. Por nuk është se pati një konfrontim. Nuk është e drejtë të hyj në detajet e kësaj pasi ajo më kërkoii falje”. Meghan tregoi gjithashtu se ajo dhe Harry ishin martuar nga kryepeshkopi i Canterbury tre ditë para ceremonisë formale
Ndërsa Harry zbuloi se i ati Princ Charles nuk i merrte më telefonatat e tij, në ditët para njoftimit se ai dhe Meghan po largoheshin nga familja mbretërore.