Ish-kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ironizon ata që janë ankuar për cilësinë e spitalit të ri në Fier që po ndërtohet nga Turqia.
Teksa punimet kanë avancuar ndjeshëm, në rrjetet sociale ka patur një sërë faqesh por edhe personazhe të rëndësishme që kanë ironizuar për cilësinë e ndërtimit të spitalit, duke e krahasuar madje edhe me stallë bagëtish për nga arkitektura.
Por Spahiu thotë se një spital që ndërtohet falas, nuk mund të ankohesh pse nuk është me pesë yje. “Të huajt u dhurojnë falas një spital. Ata ankohen pse s’na e bëjnë me pesë yje. Këta e meritojnë ti lësh në dorë të Tires 100 vjet. Ende kurohen në spitalet e vjetra të Enver Hoxhës sepse Berisha, Meta, Nano dhe Rama nuk ndërtuan asgjë. Paguajnë ryshfet qimet e kokës nëpër doktor…Këtë mosmirënjohje nuk e gjeni në gjithë planetin”, shkruan Spahiu