Bujar Qamili ka treguar në një intervistë për televizionin lokal “TV1 Channel” në Shkodër se ai ka qenë i infektuar me Covid-19 dhe në gjendje shumë të vështirë shëndetësore.
Këngëtari është shprehur se ka qenë aq rëndë sa dëshironte të mos ishte më në jetë. “Isha i infektuar me Covid, kam kaluar situatën më të vështirë të jetës sime, ishte një traumë për të cilën thosha me vete më mirë të mos jem më aq e rëndë ishte. Tani jam më mirë, jam rikuperuar. Kam një thirrje të fortë për të gjithë që të mbajnë maska e të mbajnë distancimin social, pasi vetëm kush e ka kaluar e di se për çfarë po flas”, ka thënë Qamili në një lidhje live nga Itali,