Këtë episod të “Jashtë Loje” në “Top News”, ishte e ftuar Çiljeta Xhilaga, këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar. Kur u pyet lidhur me disa politikanët shqiptar, specifikisht Erion Veliajt, Çiljeta u shpreh se ai kishte bërë ndaj saj një veprim për të cilin ajo tha se e falënderon shumë, por pa e thënë konkretisht se çfarë.

“Lali Eri ka bërë një veprim që nuk di a thuhet në televizion, por mua nuk më kishte shkuar në mendje që do e bënte dikush edhe duke menduar që jam e PD. Që kam qenë, sepse nuk jam më. Doktori (Berisha) është pika ime e dobët, por unë nuk jam më pjesë, por Erioni ka bërë një veprim që nuk do e them por kam krijuar shumë respekt për të. Do i thoja faleminderit. Ka lidhje me vde kjen e babit, nuk do e them publikisht, por ndonjëherë të gjenden njerëz që ti nuk e mendon kurrë dhe e falënderoj realisht. “