Pas OBSH-së ka reaguar edhe Agjencia Evropiane e Barnave pas shqetësimeve se vaksina e AstraZenekës shkakton mpiksje gjaku dhe bllokimit të saj nga disa shtete. EMA thotë se nuk ka asnjë problem që ta përdorësh këtë vaksinë, pasi përfitimet nga ajo janë më të mëdha se rreziqet.
“Bilanci i përfitimeve dhe rreziqeve konsiderohet pozitiv dhe nuk shohim asnjë problem në vazhdimin e vaksinimeve duke përdorur këtë vaksinë. Ne po ekzaminojmë të dhënat për të kuptuar nëse ka grupe specifike të lidhura me lloje të caktuara patologjish ose me statusin mjekësor të subjekteve. Deri më tani nuk ka asnjë provë që tregon një rrezik që ndikon në raportin përfitim/rrezik.”,- u shpreh në Parlamentin Evropian, Marco Cavaleri përgjegjës për strategjinë e vaksinimit te EMA.