Vijojnë të luhen ndeshjet e kthimit të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Po kështu, shtohen numrat e golave në llogaritë e lojtarëve të ndryshëm. Për momentin, tabela e shënuesve më të mirë të kësaj gare kryesohet nga Haaland i Borussia Dortmundit.

Gjiganti norvegjez është shkëputur disi nga ndjekësit më të afërt, sepse ka 10 gola deri në këto momente. Garës për “Këpucën e Artë” të Championsit i janë shkëputur tashmë dy yje, si Ronaldo dhe Messi, të eliminuar të dy pa mbërritur dot në çerekfinale.