Meterologia Adiola Bani, ka zbuluar se kur do të futemi ‘zyrtarisht’ në pranverë, duke qenë se këto ditë na ka shoqërar një mot me temperatura të ulëta dhe reshje shiu dëbore.
Sipas saj reshjet e shiut dhe të borës, do të ndërpriten pasditen e nesërme, për ti lënë vendin kthjellimeve, ndërkohë që tempeaturat do të kenë një rritje të ndjeshme duke nisur nga dita e enjte.
Deri në fund të muajit sipas Banit, moti do të jetë i qëndrueshëm dhe temperaturat më pranë normales së muajit Mars, ku mëngjesi në të gjithë vendin do të shënojë vlera pozitive, ndërsa temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 18 grade celsius.
“Marsi ka ndërruar vendet me Shkurtin, pasi në të gjithë vendin ka pasur temperatura të ulta, që do të vazhdojnë të paktën deri në mëngjesin e të enjtes. Temperaturat do të shkojnë deri në -4 në zonat malore, ku pritet që të ketë edhe ngrica, pas rënies së sasive të konsiderueshme të reshjeve të borës.
Edhe sot në disa zona do të ketë vijim të reshjeve të borës, reshjet e shiut do të jenë prezente deri në pasditen e së martë, kur do të nisin dhe kthjellimet. Fundi i Marsit do të sjellë rritje temperaturash, veçanërisht nga dita e enjte , deri në 31 Mars, ku i gjithë vendi do të jetë në vlera pozitive. Kemi sërish rikthimin në pranverë në fund të muajit, me temperatura që do të shkojnë deri në 18 grade celsius”, u shpreh Bani në Fax News.