Klevis Xhoxhi në tetor të vitit të shkuar u emërua Prefekt i Elbasanit, ndërsa më herët kishte mbajtur postin e këshilltarit të kryeministrit Rama, për Çështjet e Sigurisë. Në vitin 2008-2015 u pozicionua si drejtor i Qendrës Ekonomike të Arsimit Elbasan. Nga viti 2015 në vazhdim, mori përgjegjësinë e pozicionit zëvendëskryetar bashkie në Elbasan, ndërkohë që viti 2019 e deri në tetor të vitit të shkuar, Xhoxhi mbante postin e drejtorit te Kadastrës Elbasan. Në detyrat e tij, Xhoxhi është njohur si profesionist dhe i përpiktë. Ndërkohë që më 8 mars, Xhoxhi u rendit i dyti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit. Siç tregon dhe motra e tij, Irma Xhoxhi Shkrepa përmes një statusi në “Facebook”, Klevisi është rritur në një familje të thjeshtë, me edukimin se pushteti është përgjegjësi dhe jo përfitim.
“Shume pak e dine qe Klevis Xhoxhi, kandidati per deputet ne qarkun e Elbasanit eshte vellai im. Kjo sepse jemi rritur ne nje familje me prinder te thjeshte qe na kane mesuar qe Pushteti eshte Pergjegjesi dhe jo perfitim! Klevisi ka ndjekur rrugetimin e tij ne administraten publike duke sherbyer me integritet dhe etike per te cilen ne familjaret ndjehemi krenare. Sot formula elektorale jep mundesine te votojme individin qe na perfaqeson ne vlera, ne mendesi, e na jep besimin qe do te na degjoj e perpiqet maksimalisht per ne. Une besoj se qytetaret e Elbasanit e kane kete mundesi me Klevis Xhoxhi dhe gjithe ekipin e kolegeve te tij kandidate te cilet i njoh nga aspekti profesional dhe jane individe qe gezojne respekt dhe jane dinjitoze te jene flota perfaqesuese e qytetit te Elbasanit! Suksese”, shkruan ajo.