Jasmina dhe Andi janë dy nga konkurrentët më të komentuar të “Për’puthen”. herë kanë debate të forta, e herë duken se e pëlqejnë aq shumë njëri-tjetrin sa nuk mungojnë as postimet e dedikimet për njëri-tjetrin në “Instagram”. Edhe pse Andi ka deklaruar se për momentin është në emision vetëm për Jasminën, kjo e fundit nuk e zgjodhi për në takimin e javës që vjen. Andi nuk reagoi në lidhje me zgjedhjen e saj, pasi vetë është shprehur se ka dëshirë ta shikojë se si do jetë në takimet që do bëjë me djemtë e tjerë.
Nga ana tjetër, Jasmina ka vendosur që në “Instastosty” të postojë një fotografi që e kanë realizuar jashtë studios së “Për’puthen”. Në pozën në fjalë, ajo shfaqet duke i dhuruar një puthje në hundë. Ndërkohë ka vendosur që në fytyrë ti vendosë një emoji zemër të bardhë. Gjithashtu ajo e ka etiketuar në foto, e sigurisht që edhe Andi më pas e ka ripostuar në “Instastory”-n e tij.