Zv.kryeministri Erion Braçe ka publikuar një foto nga homazhet e bëra ditën e djeshme për deputetin e ndjerë të PS, Bashkim Fino, Braçe shkruan se beteja e PS do të vijojë deri në fitimin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe këtë herë do luftojnë edhe për Bashkim Finon, njësoj sikur ai të ishte ende pjesë e grupit politik socialist në qarkun e Fierit. “Jeta vazhdon! Kemi beteje per te bere, edhe per ty!”, shkruan Braçe.
Bashkim Fino ishte i renditu i 4-i në listën e kandidatëve në qarkun e Fierit, ndërsa Erion Braçe është renditur i pari. Ish kryeministri i Pajtimit Kombëtare dhe deputeti i PS, Bashkim Fino humbi jetën për shkaka të koronavirusit ku nuk mundi të fitojë dot këtë betejë, edhe për shkaka se shëndeti i tij ishte i dobët për shkaka të një sëmundje të rëndë që kishte kaluar më parë.