Kreu i opozitës Lulzim Basha ka prezantuar sot për publikun librin e tij ‘Misioni Im’. Ndër reagimet e shumta lidhur me këtë, është edhe reagimi i Jozefina Topallit. Ish-kryeparlamentarja hedh dyshime mbi autorësinë e librit në fjalë.
Topalli, në një postim në rrjetet sociale është tallur me Bashën duke thënë se ky i fundit nuk di se çfarë ka në faqe të librit. ” ‘Ky nuk din gja në botë çfarë ka në faqe të librit’- thojnë në Shkodër! “- shkruan Topalli.