Nuk kanë të ndaluar skandalet që po shfaqen dita ditës pas betejës ligjore të ish-çiftit të famshëm të aktorëve. Së fundmi Angelina Jolie ka akuzuar ish-burrin e saj për dhunë në familje, raporton e përjavshmja amerikane. Jolie tani ka paraqitur dokumente në gjykatë duke pretenduar se ajo ishte një viktimë e dhunës në familje nga Pitt dhe tha se ajo do të sillte prova për të mbështetur pretendimin e saj. Dokumentet tregojnë më tej se fëmijët e tyre kanë rënë dakord të japin dëshmi kundër dhunës së pretenduar të aktorit 57-vjeçar.
Ish çifti ka gjashtë fëmijë – Maddox 19 vjeç, Zahara 16 vjeç, Pax 17 vjeç, Silo 14 vjeç dhe binjakët Knox dheVivien. Nga dokumentet duket se gjykata po kërkon leje nga çifti që Shiloh, Knox dhe Vivienne të dëshmojnë.
“Angelina ka luftuar me dhëmbë dhe gozhdë për të marrë atë që dëshiron në këtë divorc, kur bëhet fjalë për fëmijët e saj ajo nuk do të tërhiqet. Ajo po i paguan ekipit të saj ligjor një pasuri, kështu që nëse beson se një nga avokatët e saj duhet të shkojë, ajo nuk do të hezitojë të tërheqë këmbëzën”, një burim i afërt me Jolie tha për prestigjozen “DailyMail”.
Ndërkohë akuzat e bëra nga Angelina Jolie po shihen nga disa të tjerë si një përpjekje për të ulur Brad Pitt.
Sipas mediave të huaja, ky i fundit ndihet i pikëlluar për faktin që ish-partnerja ka arritur deri në atë pikë. “Tani Pitt është zemërthyer që Angelina ka shkuar në atë rrugë. Kanë mbetur shumë emocione pas martesës së tyre Ai ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij dhe çështjet e tij të kaluara, si dhe ka ndaluar së piri alkool. Martesa ishte shumë pasionante dhe toksike në disa raste dhe – si të gjitha çiftet – ata patën grindje, por gjithashtu ndanë shumë kohë të mira së bashku. Ai ka folur për pijet e tij dhe problemet e drogës gjatë kohës që ishin bashkë”- tha një burim i afërt me aktorin për ‘Page Six’.