Kështu duket një filxhan kafe në shtete të ndryshme. Çdo mëngjes, miliarda njerëz e fillojnë ditën me një filxhan kafe. Por pothuajse çdo shtet ka mënyrën e tyre të përgatitjes së kafesë dhe e shoqërojnë me ushqime të ndryshme. Këto janë disa prej mënyrave më interesante të pirjes së kafesë rreth botës.
Espresso me fetë limoni – Itali. Frape, e bërë nga kafeja, akullore, qumësht të kontenzuar dhe akull – Greqi. Kafe Bonbon, e bërë nga espresso dhe qumësht i kontenzuar – Spanjë. Kafe e përgaditur në tigan, me copëza djathi ose mishi të tharë – Finlandë. Kafe me ça, bëhet nga çaji i zi, biberi, qumështi i kontenzuar dhe kafeja – Hong Kong. Kafe me erëza të bluara, duke përfshirë fara susami, biber të zi dhe arrëmyshk – Marok. Kafe me hudhër dhe mjaltë – Tuqi. Kafe me portokall – Xhamajka. Kafe Touba, kafe dhe biber Guinea – Senegal. Kafeja me vezë, bëhet nga e verdha e vezës, sheqeri, qumështi i kontenzuar dhe kafeja – Vietnam. Lagrima, ose ndryshe qumësht i rrahur me pakëz kafe – Argjentinë. Pharisäer, kafe, krem të rrahur dhe rum – Gjermani